Në serie A shpenzohen më shumë se 1 miliardë Euro për rrogat e futbollistëve në një sezon, sipas të dhënave të publikuara nga “Gazzetta dello Sport”. Hera e fundit që ishte kaluar ky kufi ishte sezoni 2012-2013.
Më e larta është natyrisht e Cristiano Ronaldo që merr 31 milionë në vit, më shumë se sa është buxheti i pagave për gjysmën e skuadrave në këtë kampionat. Por sa përfitojnë lojtarët shqiptarë? Më i paguari është Elseid Hysaj që paguhet 1.6 milionë Euro në sezon. Mbrojtësi i Napoli ndiqet nga Thomas Strakosha me 1 milion Euro.
Pas tij janë Etrit Berisha me 700 mijë Euro, Berat Gjimshiti me 300 mijë dhe në fund Frederik Veseli me 250 mijë. Në Serie A ka edhe lojtarë të cilët përfitojnë 20 mijë Euro në vit. “Gazzetta dello Sport” publikoi edhe formacionin më të paguar sipas rreshtimit 4-2-3-1, ku më pak të vlerësuarit janë mbrojtësit e krahut Cancelo i Juventus dhe Asamoah i Inter me nga 3 milionë Euro secili.
Tv Klan