Këngëtari Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij së fundmi kanë marrë nënshtetësi shqiptare.
Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur këngëtari përmes një postimi në “Instagram”, ku ka falenderuar edhe Presidentin Ilir Meta i cili ua dorëzoi personalisht pasaportat.
“I dashur President Meta , Jam i nderuar me dekretin tuaj për shtetësinë Shqiptare. Më keni bërë krenar me këtë, keni nderuar punën dhe angazhimin tim një jetë të tërë ne rriten dhe lartësimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo nëpër botë. I dashur President, unë sot me pasaportën Shqiptare nuk jam më shumë shqiptar se qe isha që nga dita kur linda. Një jetë të tërë vogëlsia ime ishte në shërbim të Shqipërisë , Kosovës, asaj Shqipërisë gjeografike të cilës ju i shërbyet me guxim dhe ndere i dashur President. Të faleminderit shumë! Ndihem i vlerësuar dhe respektuar e kjo për mua do të thotë shumë”, ka shkruar Sabriu. /tvklan.al