Armando Sadiku vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit indian. Sulmuesi shqiptar, shënoi golin e dytë radhazi me fanellën e Goa-s.
33-vjeçari shmangu humbjen e skuadrës së tij në minutën e 94-të, duke shënuar golin e barazimit 1-1 ndaj Mohammedan.
Gol i rëndësishëm nga Sadiku, që duket në formë të jashtëzakonshme në këtë fillim sezoni, pasi në dy ndeshjet e para të kampionatit, ka tundur rrjetën dy herë.
Protagonist të shtunën ishte edhe Nedim Bajrami. Fantazisti shqiptar, dha asist te goli i tretë i Rangers, në fitoren 3-0 ndaj Dundee.
Bajrami ishte një nga më të mirët në fushë dhe duket se është përshtatur mirë në Skoci, aty ku u transferua në merkaton e verës. /tvklan.al