Saimir Tahiri: “Sali Berisha, bajraktari i fundit komunist në pushtet, edhe për vetëm 132 ditë duhet të kuptojë se po kërcënon procesin e integrimit, po vonon procesin e aplikimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe po na fut të gjithëve në një pozitë të vështirë para botës demokratike duke u sjellë si të ishte akoma në krye të organizatës komuniste që s’pyeste për Amerikën, s’pyeste për Evropën, s’pyeste për armikun e jashtëm dhe të brendshëm. Ne s’jemi armiku i brendshëm zoti Sali, por jemi forca që në 28 Qershor do të lidhë përfundimisht Shqipërinë me botën.”
Gerti Bogdani: “Zoti Rama duke mbrojtur mbi 10 mijë ekzekutime me gjyq dhe pa gjyq të burrave dhe grave, të rinjve dhe të moshuarve shqiptarë duke mbrojtur torturimet, internimet dhe vdekjet nga uria apo dhe nga tortura në kampet e internimit në të gjitha moshat e gjinive. Nuk bën gjë tjetër veçse mbron firmën e zezë të familjarëve të tij të afërt, të cilët duan me vrasje dhe varje qindra intelektualë shqiptarë nga ’46-ta në ’89-tën. Mbron bashkëpunimin e tij në klubet e Ministrisë famëkeqe të Brendshme të Shqipërisë duke mbrojtur kështu programin politik të etërve të tij shpirtëror. Partia Demokratike i deklaron këtij pinjolli të arkivave të krimeve kundër njerëzimit se kjo forcë politike çështjen e dënimit të këtyre krimeve e ka detyrim madhor kombëtar, por dhe detyrim madhor ndërkombëtar nga konventa e Gjenevës. Përpjekjet e zotit Rama për të mbrojtur ato i garantojnë mister dosjes tashmë fundin që ai meriton në arkivat e krimeve që ai mbron”./tvklan.al