Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Një ditë pas intervistës së zv/ministrit të Drejtësisë Përparim Sanxhaku, lideri demokrat Berisha e akuzon ish-anëtarin e KLD për përdorim politik të këtij këshilli, për interesa të kryeministrit Fatos Nano. Avokatin Sanxhaku, Berisha e konsideron si njeriun më të inkriminuar e që kontrollon KLD.
Sali Berisha:- “Njeriu që lëvizte trarët e doganave, njeriu që ka liruar të gjithë kontrabandistët nga ‘97 kundrejt shumave marramendëse, njeriu që siç do t’i thoshte padrinoja, Përparimi ka para të blejë edhe ty në një fjalë të tij Metës, kur ta paraqiste. Pra në rast se udhëhiqem nga ajo logjikë, ai që ka emëruar KLD, ai i zgjedh të gjitha në emër të pavarësisë nga qeveria. Po kështu, ai që ka presidentin, natyrisht i zgjedh nga qeveria, kështu që komisioni nga 3+3, përfundon në 7 fiks të qeverisë”.
Kryetari i PD Berisha ka paraqitur edhe marrëveshjen e PD me PS, për balotazhin politik të KQZ. Sipas Berishës, i cili lexoi marrëveshjen, që reflektohet në nenin 22 të kodit zgjedhor, anëtari i ri i KQZ i përket Partisë Demokratike dhe emri i zonjës së sapo zgjedhur Dëshira Subashi, i përzgjedhur nga KLD është i pavlefshëm ligjërisht.
Sali Berisha:- “KLD zgjedh 3 anëtarë të KQZ sipas kësaj procedure: Dy anëtarë të KQZ, miratohen me nga dy kandidatura të propozuara respektivisht nga dy partitë më të mëdha. Për kandidatin e 3 është i 7, s’ka nevojë”.
Ndërsa për anulimin e Korridorit të 8, Berisha mendon, se është ndëshkimi më i madh për këtë vend të pazhvilluar. I vetmi korridor i madh evropian shihet i pa rëndësishëm nga shteti, që qeveriset nga krimi, sipas Berishës. PD do të përdorë njohjet dhe ndikimet e saj për rishikimin e këtij plani./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti