Lajme Arkiva 2003
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaron se Kongresi i Socialistëve që do të zhvillohet më 12 Dhjetor është stalinist. Atë Berisha e quan më të ziun në 60 vite duke bërë lidhje historike mes Partisë Socialiste dhe Partisë Komuniste. Sipas Berishës, Konferenca e Tiranës rrëzoi kryetarin e mazhornacës Fatos Nano.
Sali Berisha: Ju e patë se ç’përgjie spektakolare i dha Tirana padrinos. Faktikisht, Tirana, socialistët e Tiranës, përmbysën kryetarin e qeverisë dhe uzurpatorin e qeverisë dhe kryetarin e Partisë Socialiste. Leksioni i Tiranës edhe në qoftë se Fatos Nano bën sikur nuk do ta lexojë dot, dot ta mësojë me hidhërim të madh. Por ky mbetet kongresi i purgës staliniste, Fatos Nano përdori, riktheu metodat më të vjetra staliniste të purgës së kundërshtarëve të tij.
Berisha ka shprehur përsëri bindjen e plotë se asnjë nga qytetarët e Tiranës nuk do të përjashtohet nga dita e votimit në 28 Dhjetor, pasi në listën e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëhen korrigjime në mënyrë që të votojnë ata që nuk hodhën votën më 12 Tetor./tvklan.al