Kryeministri Berisha ka hedhur poshtë akuzat e Rusisë se vendi ynë i ka shitur armë Gjeorgjisë.
Sali Berisha: “Të mendosh se Gjeorgjia paska nevojë për armë të Shqipërisë është një invencion. Gjeorgjia është një vend që ka patur armët e veta, ushtrinë e vet. Akuzat ruse nuk më çudisin aspak se ka një qëllim konstant ndaj shqiptarëve, por qëllimi ndaj vendeve të vogla është jashtëzakonisht për mendimin tim i dënueshëm. Një ditë sulmon një vend, ditën tjetër bën deklarata kundër anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO dhe kështu me radhë.”
Deklarata e kryeministrit Berisha është bërë gjatë një konference për shtyp me homologun e tij islandez, zotin Geir Haarder, i cili do të vizitojë për dy ditë vendin tonë.
Pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve, atë për liberalizimin e vizave dhe për ripranimin e personave të paautorizuar kryeministri Berisha ka ftuar investitorët islandezë të investojnë në vendin tonë.
Sali Berisha: “Shqipëria ofron mundësi reale të mëdha për investitorët islandezë. Ne mirëpresim kompanitë islandeze të investojnë në rezervat energjetike të mëdha ujore të Shqipërisë”.
Ndërkohë zoti Haarder ka premtuar se brenda këtij viti parlamenti i vendit të tij do të ratifikojë protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Pasi ka falënderuar homologun Haarder për këtë iniciativë të Islandës si dhe për njohjen e shtetit të ri të Kosovës Berisha ka dhënë garanci për mbështetjen që Shqipëria do të japë në mënyrë që Islanda të jetë anëtare e Këshillimit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Zoti Haarder është pritur në takime dhe nga presidenti i republikës, zoti Topi dhe kryeparlamentarja Topalli./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka