Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Partia Demokratike vazhdon të insistojë për anulimin e aktit-normativ, për policinë e shtetit ditën e zgjedhjeve. Me këtë ide, kryetari i PD Sali Berisha, i ka kthyer përgjigje Gramoz Ruçit.

Sali Berisha:- “Zoti Ruçi, ftoi dje siç e dëgjuat dhe deklaroi, se le të formulojë opozita, si të dojë aktin-normativ dhe ne do ta firmosim dhe unë tani, po u deklarojë ju, se akti ynë do të formulohet dhe do të ketë vetëm një nen, në të cilin shkruhet, qeveria të zbatojë kodin elektoral konsensual”.

Berisha kërkon respektimin e kodit të ri zgjedhor, pasi miratimi i këtij akti normativ sipas tij, do të sjellë edhe për këto zgjedhje skenarin e manipulimit të votave. Për hamullit e shkaktuara përpara procesit zgjedhor, lideri i opozitës vazhdon të takohet me ndërkombëtarët. Berisha ka zhvilluar një bisedë me ambasadorin amerikan në Tiranë Jeffrey, pa praninë e kamerave dhe ambasadorin anglez Dvide Lasman./tvklan.al