Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kriza që u evidentua nga deklarata Miqtë e Shqipërisë nuk duhet të shfrytëzohet nga opozita për përfitime politike dhe as nuk mund të zgjidhet me premtimet e opozitës por vetëm me dialog konstruktiv. Ka deklaruar sot kështu në një konferencë për shtyp lideri demokrat Berisha.

Partia Demokratike fton të gjitha forcat politike të paraqesin alternativat për të nxjerrë vendin nga kriza. PD do të paraqes alternativën e saj nëse do të gjej mbështetjen e këtyre forcave.

Sali Berisha, kryetar i PD:- “Duhet të paraqesim platformat me themel në parlament. Në rast se ekziston vullneti i mirë ne jemi shumë të gatshëm të arrijmë në marrveshje për zgjidhjen e tyre në rast se nuk vlerësohen nga koalicioni qeveritar, për ne është shumë e rëndësishme të njihen me alternativën tonë”.

Sipas liderit demokrat Berisha në qoftë se nuk rishikohen edhe njëherë problemet e Shqipërisë mund të rrezikoj që pakti i stabilitetit të kthehet në një pakt të ndaluar./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego