Lajme Arkiva 2004
Tragjedia e Karaburunit, ka qenë në qendër të bisedës midis kryetarit të partisë Demokratike Sali Berisha dhe ambasadorit amerikan në Tiranë James Jeffrey. Pas takimit në konferencën për shtyp Berisha ka qebe i kursyer rreth bisedës me Jeffreyn, gazetarët ishin të interesuar të dinin rreth mendimit të ambasadorit amerikan për mocionin, akt normativ, legjitim dhe kushtetues e konsideron Jeffrey mocionin e opozitës.
Krerë të opozitës janë shprehur se ky mocion nuk e rrëzon kryeministrin Nano dhe ndihen të bindur për këtë, pasi sipas Berishës, Nano kompozoi një qeveri, duke blerë deputetë.
Këtë veprim Berisha e quan një fatkeqësi të madhe të politikës që deputetë shiten e blihen sa herë nevojiten.
Sali Berisha: Gjykuar nga fakti se ai kompozoi një qeveri duke u bazuar në vlerën e deputetëve, se unë ju them juve me përgjegjësi absolute se Agron Duka dhe Anastas Angjeli kanë shpenzuar shuma shumë të mëdha për të blerë votat e qeverisë. Kjo është një fatkeqësi tjetër e madje politike kur deputetët shiten e blihen me paratë e trafiqeve të Dukës dhe të maçit, por ky është një realitet tjetër shqiptar, me të cilin ne duhet të përballemi dhe duhet të luftojmë, sepse ju e dini që ai 6 muaj rresht nuk i bëri dot votat. Atëherë në këto rrethana ne e vendosëm mocionin, për të bërë transparencën dhe e bëmë transparencën, do e bëjmë transparencën. Do thoni ju pse mocion? Po nuk ka gjë më të rëndë që mund të bëjë një kryeministër se të poshtërojë kombin e tij në zi./tvklan.al