Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Të gjithë shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar në këtë epokë të re ku ka hyrë Kosova dhe Shqipëria. Me këto fjalë ju është drejtuar sot kryetari i PD Sali Berisha të pranishëmve në aktivin e degës së PD të zhvilluar në Shkodër. Në këtë aktiv merrnin pjesë përfaqësuesit më të lartë të PD nënkryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, deputetët Arbnori, Memia etj.
Berisha shprehu mirënjohje për Naton, SHBA, presidentin amerikan Klinton të cilin ai e cilësoi si një Wilson apo një Rusvelt tjetër. Klintoni është një liberator i vërtet i Kosovës, ai çështjen e Kosovës e bëri një çështje të vërtetë të politikës së SHBA dhe kombit të tij të madh u shpreh Berisha.
Lideri demokrat Berisha dhe përfaqësues të tjerë të PD kanë vizituar edhe kampingjet e refugjatëve të vendosur në Shkodër. Duke ju drejtuar dhjetra refugjatëve kosovarë të pranishëm, Berisha u shpreh se tani Kosova është e lirë dhe nga protektorat do të fitoj pavarësinë dhe së shpejti do të shkonte në Kosovën e lirë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame