2009 është vlerësuar nga kreu i ekzekutivit si viti i arritjeve të mëdha në ekonominë shqiptare.

Gjatë diskutimit të projektbuxhetit të vitit të ardhshme në komitetin e planifikimit të strategjive kryeministri është ndalur në një performancë të të gjitha atyre që ai i quajti suksese të qeverisë në fushën makro-ekonomike gjatë vitit 2009.

Sali Berisha: “Ky vit shënoi investimet më të mëdha në historinë e vendit, në infrastrukturë në të gjitha fushat publike. Përveç fitores zgjedhore, kemi 1001 arsye të falënderojmë vitin 2009 për treguesit e tij ekonomik dhe financiar dhe administratën shqiptare e cila me përgjegjësi, me kompetencë ja doli të menaxhoj në një mënyrë realisht të suksesshme buxhetin e vendit”.

Berisha ka vlerësuar përballimin që i bën financat shqiptare krizës ekonomike globale, duke mos harruar të nënvizoj meritat e Bankës së Shqipërisë në menaxhimin me sukses të situatës së krijuar nga forcimi i euros në të gjithë Evropën.

Sali Berisha: “Leku. Jo trimërinë e lekës por dhe të Skënderbeut po ta kishte të mos e ndjente këtë forcim të pa përmbajtur të euros. Por duhet të themi se është mbajtur më mirë se të gjitha monedhat tjera të vendeve përreth. Banka e shtetit, gjykoj se ja doli me gjakftohtësi dhe profesionalizëm jashtë çdo lloj emotiviteti dhe disa përpjekje shumë, shumë të pa pranueshme të grupeve të caktuara që vunë në shërbim të interesave të tyre politike, propaganda dhe qëndrime anti lekë”.

Kryeministri ka lajmëruar se 2010 do të ketë rritje të mëtejshme të pagave të buxhetoreve dhe pensioneve, ndërsa ka kërkuar nga njerëzit e financave siç i quajtur ai hartuesit e projektbuxhetit.

Vëmendje të veçantë për rritjen e nivelit të pagave për gjyqtarët e në mënyrë të veçante ata të gjykatës së faktit.

Sali Berisha: “Unë i kuptoj zotëritë e financave, se t’u përmendësh rritje rrogash dhe pensionesh në kohë ta themi kolere, po jo në Shqipëri po në financat botërore që po kalon recesionit, ja u shton shumë barrën e përgjegjësisë. Por kjo nuk mund të jetë nga kjo dhe nuk mund të tërhiqet. Investimi në burime njerëzore është investimi më kryesor”.

Duke folur për projektbuxhetin e 2010 kryeministri ka deklaruar se kjo maxhorance do të ketë si synim konsolidimin e stabilitetit makroekonomik.

Sipas Berishës prioritetet e portofolit shtetërorë do të vazhdojnë të mbeten investimet, kryesisht ato në infrastrukturë dhe në punët publike.

Ai ka përsëritur premtimin për shtrimin e 7 mijë km rruge në 4 vitet e ardhshme të qeverisjes, ku projektet që do të shohin dritën e realizimit janë rruga e Arbrit, boshti i jugut dhe autostrada e re me tunel që do të lidh kryeqytetin me Elbasanin./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka