Pas marrjes së vulës dhe një beteje të ashpër politike e ligjore brenda selisë blu, Sali Berisha është regjistruar tashmë edhe si kryetar i Partisë Demokratike në gjykatë.
Dokumenti është lëshuar nga sekretarja e regjistrit të partive politike, Besa Korbeci, e cila e njeh këtë të fundit zyrtarisht si kreun e kësaj force politike.
Vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë të Tiranës, i reflektuar në këtë dokument që vulos zyrtarisht drejtimin e PD-së nga Sali Berisha, vjen pikërisht në 34 vjetorin e themelimit të kësaj force politike.
Tv Klan