Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Sali Tivari, sekretari i përgjithshëm i Komunitetit Mysliman Shqiptar, ka shërbyer për një hark të caktuar kohor, si përfaqësues ligjor i një fondacioni islamik, i njohur me emrin “Drita”. Këtë fakt e zbardh së pari një kontroll i ushtruar nga Ministria e Drejtësisë në dhomën e noterëve të Durrësit, në Prill të vitit 1999.

Sipas konkluzioneve të kontrollit, raporti shprehet për Sali Tivarin si noter, se nuk e ushtron rregullisht veprimtarinë noteriale. Madje shprehet raporti në fjalë, ky noter punon për një shoqatë islamike, në kundërshtim për nenin 5, për ligjin për noterinë. Në bazë të këtij raporti, Sali Tivarit i është hequr licenca e noterit në Maj të vitit 1999, ndërkohë Tivari ka shërbyer disa kohë pas kësaj, si noter legalizues i dokumentacionit, për leje qëndrimi të dy shtetasve të fondacionit islamik.

Egjiptiani Ramadan Beshbyshy dhe irakiani Ahmet Ahmid, janë pajisur me akte noteriale, ku i kërkonin shtetit shqiptar leje qëndrimi nëpërmjet firmës dhe vulës noteriale të Tivarit. Këta persona kanë deklaruar për autoritetet shqiptare, se nuk janë dënuar apo janë apo janë në ndjekje penale, në shtetet ku kanë rezistencë. Por këta persona janë larguar nga Shqipëria, të konsideruar si të skeduar nga shërbimet e huaja sekrete dhe të implikuar me organizma radikale islamike.

Pas vitit 1999, Tivari merr detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Mysliman. Pas vrasjes misterioze në selinë e Komunitetit dhe pas ngritjes së pistës së terrorizmit, si një nga motivet e mundshme të një nga ekzekutimet e Tivarit, ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, deklaroi se Tivari kishte shprehur pranë SHIK, shqetësime për ekzistencën e disa elementëve radikal të shkolluar në vendet islamike në komunitet.

Ndërkohë policia dhe prokuroria kanë konsideruar në hetimet e tyre edhe veprimtarinë e tyre edhe veprimtarinë e Tivarit, si përfaqësues ligjor për funksionarët e disa fondacioneve islamike. Për këtë, vazhdojnë të deklarojnë në Drejtorinë e Policisë, disa ish-punonjës të këtyre fondacioneve, apo Komunitetit Mysliman./tvklan.al