Përbërësit:

1 kastravec

1 domate

150 gr panxhar

1 spec jeshil dhe 1 spec të kuq

2 vezë

4 sardele (konservë)

1 konservë peshk ton

100 gr ullinj të zinj

Erëza

Uthull

Kripë

Një lugë gjelle mustardë

Përgatitja:

Presim në copa të vogla kastravecin, domaten panxharin dhe specat. Shtojmë sardelet, tonin e prerë në copa dhe ullinjtë. Më pas hedhim uthullën, kripën dhe mustardën i hedhim pasi t’i kemi përzier së bashku. Më pas e spërkasim sallatën me erëzat e grira. Sipër vendosim vezët e ziera të prera në katër copë.

/tvklan.al