Në samitin e universiteteve shqipfolëse që u zhvillua në qytetin e Kukësit, kryeministri Berisha përfitojë nga rasti të riprezantojë projektet e qeverisë që drejton për zhvillimin e arsimit të lartë. Samiti u mbajt në rastin e 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në të merrnin pjesë rektorët e 19 universiteteve, prej të cilëve 3 nga Kosova, 2 nga Maqedonia dhe 14 nga Shqipëria.
Në një fjalim përshëndetës kryeministri Berisha tha, se elita e universiteteve ka një mision shumë të madh në zhvillimin e vendit. Qeveria tha kryeministri Berisha e konsideron edukimin përparësinë më absolute për të cilin garanton mbështetje.
Sali Berisha: “Mbështetje e universiteteve publike, mbështetje e universiteteve private të cilat nuk kanë atë mbështetje që meritojnë dhe jemi shumë të vendosur të mbështesim fuqishëm pjesëmarrjen e sektorit privat në procesin e edukimit. Qytetarët, biznesi duhet të jetë aksioner shumë i rëndësishëm në arsimimin kombëtarë. Duhet bashkërisht të përgatisim kombin, të përgatisim shqiptarët për integrim në BE dhe NATO”.
Si element domethënës Berisha përmendi dyfishimin e numrit të studenteve, falë procesit të liberalizimit. Sot numërohen 102 mijë studentë në Shqipëri. Kryeministri garantoji se çdo i ri që mbaron shkollën e mesme do të ketë të drejtën të hyjë në universitet mbi bazën e performancës së tij, një zhvillim ky që do të mbështet dhe nga një sistem konviktesh në mbarë vendin./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi
Operator: Enver Shehu