NATO do të mbrojë Ukrainën nga ushtria ruse

BE ka hartuar një listë të re sanksionesh ndaj Bjellorusisë që kërcënon me ndërpreje të furnizimeve me gaz dhe me dërgimin e mijëra refugjatëve nga Lindja e Mesme drejt Polonisë dhe shteteve të tjera fqinje. Kompanitë ajrore do të ndëshkohen me saksione nëse organizojnë fluturime drejt Bjellorusisë, deklaroi shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Në këtë situatë Rusia u shpreh e gatshme që të ndërmjetësojë krizën mes Bjellorusisë dhe Bashkimit Europian. Bjellorusia po përpiqet të bindë emigrantët që jetojnë në kampe pranë kufirit të saj perëndimor që të kthehen në shtëpi, por pa sukses, tha Presidenti Alexander Lukashenko. Mijëra emigrantë kanë udhëtuar nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Afganistani drejt Bjellorusisë me shpresën për të kaluar në territorin e Bashkimit Europian.

Kremlini hodhi poshtë si “të gabuar” deklaratën e Departamentit të Shtetit të SHBA se veprimet e Bjellorusisë në kufirin me BE-në synonin të largonin vëmendjen nga aktivitetet ushtarake ruse pranë Ukrainës. Ukraina ka thënë se pranë kufirit të saj janë vendosur rreth 100,000 ushtarë rusë me tanke, artileri vetëlëvizëse dhe automjete luftarake këmbësorie.

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime për agresion të mundshëm rus ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi Rusinë se aleanca ushtarake perëndimore qëndron në krah të Ukrainës.

Klan News