Satelitët Starlink që ofrojnë internet vijojnë të dizintegrohen në atmosferë me ritme të larta. Rreth 120 prej tyre janë shkatërruar vetëm në muajin Janar 2025, dhe ky fluks mund të vijojë me të njëjtat ritme përgjatë gjithë vitit.
Procesi është normal shpjegojnë ekspertet dhe verifikohet pasi ata do të zëvendësohen me ata të gjeneratës së re te kompanisë së Elon Musk.
Në orbite ndodhen rreth 7000 satelite të Space X të pozicionuar duke nisur prej vitit 2018.
Satelitet shkatërrohen në momentin që hyjnë në atmosferën e Tokës, duke u djegur. Por, shqetësuese janë substancat që lëne pas, që janë kryesisht metale ndotëse, kryesisht oksid alumini që gërryen shtresën e ozonit. Çdo satelit Starlink që digjet ne qiell, prodhon 30 kg oksid alumini, që mund të qëndroje për dekada te tera.
Klan News