Ishte duke mbajtur një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve kur kongresmeni amerikan John Larson shqetësoi të gjithë pasi papritmas ngriu gjatë fjalimit të tij.

Ai ndaloi së foluri dhe u përhumb në mendime.

76-vjeçari u përpoq të vazhdonte fjalimin e tij, duke folur me ritëm më të ngadaltë dhe me ton më të ulët dhe kishin frikë se mund të pësonte goditje në tru.

Një përfaqësues i kongresmenit demokrat bëri të ditur se kjo mund të ketë ndodhur si efekt anësor i një ilaçi të ri .

Zëdhënësi tha se, pavarësisht paraqitjes së tij shqetësuese gjatë fjalimit, Larson vazhdoi të jetë i angazhuar në punën e tij. Dhoma e Përfaqësuesve mbajti dy votime të hënën në mbrëmje, por Larson nuk mori pjesë në asnjërën prej tyre.

Klan News