Evi Reçi dhe Kledi Hysa janë ndër të ftuarit specialë të mbrëmjes në spektaklin “Kampionët” në Tv Klan. Pasi moderatorja Marina Vjollca shprehu kënaqësinë e të paturit në program mikeshën e saj, Evi Reçi e cila është edhe në pritje të ëmbël të një djali. Partneri i saj u shpreh pa hezitim se djali do të merret me futboll, por pse jo edhe me këndim.
Evi Reçi: Besoj do të jem personi i parë këtu në këtë panel që vij vetë i dytë.
Marina Vjollca: Patjetër! Kjo është 100% e sigurt.
Evi Reçi: Që do të flas për futboll që ndoshta-ndoshta do të merret fëmija im me futboll se unë nuk besoj se do të merrem ndonjëherë.
Marina Vjollca: Kledi, do të merret fëmija me futboll? Do të jetë çuni futbollist?
Kledi Hysa: S’bëhet fjalë!
Marina Vjollca: Pse jo këngëtar?
Kledi Hysa: Këngëtar dhe futbollist sepse e tregoi shumë mirë Bushi që duhet edhe të këndosh.
Evi Reçi: Do të jetë rast i veçantë./tvklan.al