Schalke po kalon momentet më të vështira në historinë e tij. Klubi i njohur gjerman që ndodhet në Ligën e Dytë të Futbollit është i zhytur në borxhe dhe për të dalë nga kjo situatë do t’i drejtohet tifozëve sipas mediave vendase.

Gazeta “Bild” shkruan se do t’i shesë aksione të Auf Schalke Arena për të grumbulluar para. Vendimi përfundimtar do të merret në Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet në mesin e muajit Nëntor. Schalke ka 168 milionë Euro borxhe. Çmimi i çdo aksioni nuk do të jetë më i lartë se 750 Euro.

Stadiumi i Schalke është ndërtuar në vitin 2001 dhe kushtoi rreth 190 milionë Euro. Schalke në historinë e tij 120-vjeçare është fitues i shumë trofeve midis tyre 7 herë kampionatin gjerman dhe 1 herë Kupën UEFA.

Tv Klan