Një Bricjap do të kombinonte shumë mirë me një Ujor apo Gaforre, por jo me një Luan. Sipas shpjegimit të Meri Shehut në “Rudina” në Tv Klan, këto shenja janë tërësisht të kundërtat e njëra-tjetrës. Astrologia zbulon se edhe Shqipëria i përket shenjës së Bricjapit.
Meri Shehu: Nuk do kombinonte aq mirë me Luanin, shumë keq. Bricjapi nuk e koncepton dot fare Luanin, shkëlqimin, energjinë. Është shenjë që si metal ka plumbin, ngjyrën e errët, kafen, seriozitetin, pra nuk i pëlqen që njerëzit të dalin, të gëzojnë shumë, të tallen ose ta shijojnë jetën si të zbërthyer se iu duket sikur nuk e marrin seriozisht. Kurse Bricjapët e marrin shumë seriozisht jetën. Edhe ne që jemi vend Bricjap vuajmë një çikë nga kjo tendenca e Bricjapit./tvklan.al