Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s David Hops, garanton se në samitin e radhës Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Hops i mëshon faktit se situata në të cilën ndodhet Kroacia për shkak të qëndrimi slloven nuk e ndikon Shqipërinë.

Gazetarja: “Zoti Hops gjatë fjalimit tuaj në konferencë nuk folët nëse Shqipëria do të anëtarësohet apo jo në NATO në samitin ardhshëm në prill. Prisni që procesi të mbyllet në Strasburg?”

David Hops: Gjithkush shpreson që ky të jetë rasti, e vetmja mundësi për vonesë mund të ishte ratifikimi i protokollit, por di që Shqipëria e ka përfunduar tashmë këtë proces. Sigurisht që tashmë të gjithë shpresojnë që këtë samit Shqipëria të pritet si anëtare me të drejta të plota e NATO-s.”

Gazetarja: “A mund ta influencoi procesin pozita aktuale e Kroacisë?”

David Hops:Nuk jam shumë familjar me detajet, por di që çështja lidhet me Slloveninë, por që mesa di unë edhe kjo do të marrë zgjidhje. Nga ajo që kuptoj dhe di është se të dy ratifikimet e protokolleve janë të ndara dhe problemi me njërin vend, pra me Kroacinë nuk e ndikon tjetrin, pra Shqipërinë.”/tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi

Operator: Enver Shehu