Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Shqipëria ashtu si dhe shumë vende të tjera të Ballkanit është e prekur nga sëmundja e talasemisë. Rreth 7.8% e popullsisë te ne, kanë çrregullime të hemoglobinës në gjak, pra vuajnë nga kjo sëmundje. Pikërisht për çrrënjosjen e kësaj sëmundje në vendin tonë, përfaqësues të Universitetit të Cagliarit, biseduan me Ministrin e Shëndetësisë Leonard Solis.
Leonard Solis:- “Sot që në një kuadër bashkëpunimi të thërresim dy nga përfaqësuesit kryesor të spitalit të Cagliarit, të cilët janë shkencëtarë që merren me këtë problem, për të vendosur një bashkëpunim, për trajnim të përbashkët dhe për dërgim të fëmiëve të sëmurë në Cagliari”.
Në përfundim të bisedimeve nga të dyja palët, u ra dakord, që të fillojë zbatimi i projekteve në spitalet e qyteteve, ku kjo sëmundje ka edhe përqindjen më të lartë, si në Tiranë, Lushnje, Durrës, ku do të trajtohen të sëmurët me talasemi me anë të metodës së transplantit të palcës. Sipas statistikave, në Shqipëri janë rreth 250 fëmijë të prekur nga talasemia./tvklan.al