Piloti meksikan Sergio Perez e ka mbyllur bashkëpunimin me skuadrën e Red Bull-it. Në bazë të marrëveshjes, meksikani largohet menjëherë. 34-vjeçari iu bashkua skuderisë së Formula 1 në sezonin 2021 dhe i ndihmoi ata të fitonin dy tituj si kampionë të konstruktorëve në vitet 2022 dhe 2023, duke fituar pesë gara me ekipin.
Ai nënshkroi një kontratë të re me Red Bull deri në vitin 2026 në fillim të këtij viti, por përfundoi i treti në renditjen e përgjithshme të pilotëve, 285 pikë pas shokut të skuadrës, Maks Verstappen.
Red Bull informoi se do të vendosë në vazhdim për pasuesin e Perez. Mediat e huaja raportojnë se bisedime ka me neo-zelandezin 22-vjeçar Liam Lauson për t’u bërë pjesë e skuderisë austriake.
Perez e përfundoi sezonin me vetëm nëntë pikë në tetë fundjavat e fundit të kampionatit, kjo ndikoi që skuderia të mos ta fitonte titullin kampion të konstruktorëve, duke dalë e treta pas Mek Laren e Ferrarit. Në reagimin e tij, Perez tha se i ishte mirënjohës Red Bullti për katër vitet e mrekullueshme si pjesë e skuadrës, ku ai ka pasur një eksperiencë të jashtëzakonshme.
Klan News