Një tjetër protestë pritet të zhvillohet para Bashkisë së Tiranës këtë të hënë. Policia ka njoftuar se ka marrë masa për mbarëvajtjen e këtij tubimi që pritet të zhvillohet në orën 10:00.
Për këtë arsye do të bllokohet përkohësisht qarkullimi i makinave në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Uniformat blu sugjerojnë përdoruesit e mjeteve që të përdorin rrugë alternative deri në përfundimin e tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Kujtojmë që në protestat e mëparshme është përdorur hedhja e molotovëve dhe sendeve të tjera në drejtim të Bashkisë. Policia bën thirrje që qytetarët të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune./tvklan.al