Lajme Arkiva 2003

Pushime dhe jo stres, frikë mos ikën uji apo edhe energjia. Të dyja kërkohen jo vetëm në plazhe por edhe në qytetet tona. Uji i pijshëm në bregdetin e Adriatikut mungon.

Pronarët e hoteleve kanë hapur puse për pushuesit ndërsa energjia ka thuajse të njëjtat orare si në kryeqytet, infrastruktura është e tipit të çdo pronari.

Kthina dhe rrugë të pasistemuara për të shkuar në plazh. Arkitekt urbanistë janë ata, pronarët. Shteti në këto vite është parë vetëm për të prishur të paligjshmit dhe duke mos ndrequr diçka për ata që kanë investuar.

Pushuese:Ka raste që dhe dritat kanë ikur edhe uji këtu nuk vjen rregullisht. Vetëm ujë pusi. Këto janë. Pastërti nuk ka shumë e pastrojnë vetëm me këtë rërën, por prapë mbeturinat rrinë në breg.

Gazetarja: Atëherë cila është ajo që ju detyron ju të vini sërish në Durrës  dhe pikërisht në këtë lloj plazhi dhe rëre lë për të dëshiruar.

Pushuese: Është afërsia që ka me Tiranën.

Pushuese: Na pengon pak uji se është uji i pusit dhe megjithatë përshtatemi.

Pushues: Këtu mungon infrastruktura, ndihma e shtetit.

Gazetarja: Ju jeni dakord që shteti të mos vërë dorë në këto ndërtime që ai i quan pa leje?

Pushues: Jo përkundrazi madje këtu po të dojë shteti edhe mund  t’ju vërë gjoba njerëzve dhe me anë të gjobave që mund të paguajnë njerëzit bëhet infrastruktura.

Prindërit kanë frikën e fëmijëve nga deti i ndotur, ndërsa kosovarët kanë problemin e sigurisë së rrugëve dhe urrejnë ndalesat pa shkak.

Pushues: Është hera e dytë që vij këtu në Durrës është dita e 10 e pushimit. Kaloj bukur, mirë, në krahasim më vitin e kaluar shikoj një progres pozitiv duke filluar nga hyrja ku viti e kaluar kemi pasur disa probleme kjo është si pasojë e mos informimit tonë të mirëfilltë rreth asaj se cilat sigurime kemi. Kam udhëtuar me automjetin tim privat dhe kësaj here vërtet ka qenë shumë më mirë dhe rrugës nuk kemi pasur probleme.

Pushues: Vendi nga unë vij është Mitrovica, nuk kemi pasur asnjëherë probleme, kemi udhëtuar edhe natën që do të thotë çdo gjë në rregull dhe këtu ka qenë mikpritja shumë e mirë.

Gazetarja: Ka pasur siguri?

Pushues: Po rrugës ka pasur siguri, ka pasur disa patrulla të policisë në rrugë. Çdo gjë ka qenë në rregull.

Në 15 ditët njerëzit kanë paguar për më shumë atë që u mungon në pallate, por do të duhen vite që edhe atje kur shkon për të pushuar të mos gjesh të njëjtën situatë./tvklan.al