Sfida e NBA mes Miami Heat dhe Houston dhuroi jo vetëm spektakël në fushë, por edhe momente të turpshme. Amen Thompson dhe Tyler Herro u bënë protagonist në përleshje fizike, e cila përfshiu pjesëtarë të dy ekipeve.

Në konfliktin fizik disa prej tyre përfunduan në parket. Pas këtij rasti, Thompson dhe Herro u përjashtuan nga loja, bashkë me trajnerin e Houstonit, Ime Udoka dhe ndihmësin e tij, Ben Sullivan. Incident që pritet të sjell pasoja për të dy palët, por që ato më të dënuarit do të jenë në radhët e Houston.

Sherri ndodhi pasi Miami kishte 12 pikë disavantazh për të përmbysur gjithçka, me Herro që ishte edhe pikëshënuesi më i mirë i sfidës me 27 pikë, duke shtuar nëntë asistime dhe gjashtë ribaund.

Miami fitoi ndeshjen, 104-100, gjithsesi ai që tërhoqi vëmendjen ishte padyshim ajo që ndodhi në parket, i shndërruar në një arenë të vërtetë boksi.

Klan News