Arbër Hoxha është një nga emrat e merkatos së janarit te Lecce. Mediat në Itali përmendën futbollistin e Kombëtares se është një alternativë për repartin ofensiv të ekipit të Serie A. Hoxha i cili është pjesë e Dinamo Zagreb shikohet si zëvendësues i Lameck Banda, i cili është i dëmtuar.

Kartoni i Arbër Hoxhës vlerësohet 1 milionë e gjysmë euro nga Transfermarkt.com, ndërsa 26-vjeçari u ble për 1 milionë nga Slaven Belupo në janarin e 2024. Ai ka edhe 2 vjet e gjysmë kontratë me Dinamo Zagreb, por Serie A është një mundësi e madhe për futbollistin shqiptar.

Nëse kryhet transferimi Arbër Hoxha do të bëhet shqiptari i tretë te Lecce pas Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës. Karriera e deritanishme e Hoxhës është zhvilluar në Kosovë dhe Kroaci.

Tv Klan