Kryesfida e së mërkurës në Champions League është padyshim ajo mes PSG dhe Liverpool. Me epërsinë e madhe në kampionat, francezët e kanë zhvendosur të gjithë vëmendjen në kompeticionin europian. Kryeqytetasit kanë shënuar 21 gola në katër ndeshjet e fundit, për t’u kualifikuar në këtë fazë të turneut pas fitoreve me goleadë ndaj Brest. Ata përballen me një nga skuadrat më të frikshme në Evropë, që për trajnerin e PSG-së, Luis Enrique është një “burim motivimi”.

“Do të jetë intensive. Në letër, është një nga ndeshjet më të mira që mund të shikoni në Evropë. Ata janë një nga skuadrat më të mira për sa i përket kundërsulmit. Unë mendoj se këto janë dy skuadra me shumë pika të forta që do të përballen me njëra-tjetrën. Do të preferoja të humbisja në shtëpi dhe të fitoja në Enfielld dhe të kualifikohesha. Nuk i dihet kurrë në futboll, dhe aq më pak në këto nivele. Ajo që është e sigurt është se ndeshja e parë do të jetë vendimtare”.

Në krahun tjetër, kryesuesit e Premier League angleze u stërviten pa Gakpo. Mungesë që mund të vihet re jo pak, me holandezin që ka qenë jashtë planeve të Arne Slot në disa ndeshje kyç të muajit shkurt. Gjithsesi, Liverpool ka futbollistë cilësor në përbërje për të tentuar fitimin e titullit që mungon prej vitit 2019.

Klan News