“Duhet të kthehemi tek situata që kishim para ndeshjes me Egnatian”. Kështu e ka nisur konferencën për shtyp para ndeshjes me Teutën, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric. Ai ka bërë një analizë të kësaj ndeshje.
“Është një ndeshje speciale dhe duam të kthejmë ritmin siç ishim para ndeshjes me Egnatian. Ishte në balancë, por vetëm rezultati zhgënjeu. Kemi analizuar ndeshjen dhe do të bëjmë më mirë. I mirëpresim impaktet në ekip, konkretisht të Bekim Balaj. Po ashtu kam punuar edhe me Krujën që është pjesë e 11-shes më të mirë. Është një ndeshje serioze. Çdo ndeshje është e fortë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë, Duhet të përmirësojmë disa gjëra. shkojmë në drejtim të duhur dhe të rrimë me këmbë në tokë, të jemi sa më të kujdesshëm. Duam 3 pikët.”, tha Thomas Brdariç.
Brdaric ka folur edhe për mundësinë e përfshirjes në Final Four, duke thënë se është një rrugë e gjatë, ku tifozët do luajnë rol të rëndësishëm.
“Është një ndeshje e fortë. Është një rrugë shumë e gjatë, është mirë të kemi ëndrra, e dimë si funksionon futbolli, Nuk duam të humbim kohë dhe as pikë, gjithmonë si ndeshjen e kaluar që nuk morëm pikë është një hap pas, kjo është ajo që do bëjmë dhe të bëjmë reagim të mirë”, tha Brdariç.
Vllaznia synon pikët e plota për të qënë pranë kreut të renditjes, ndërsa Teuta tenton të kthehet te fitorja për tu larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit.
Klan News