Dy persona janë arrestuar nga Policia e Fierit pasi kërcënonin dhe shantazhonin një grua duke i kërkuar para dhe favore seksuale. Në pranga kanë rënë G.M. 44 vjeç dhe J.SH. 46 vjeç, të dy nga Cakrani.

Sipas policisë, dy të arrestuarit shantazhonin një grua duke e kërcënuar se do t’i publikonin në rrjete sociale disa fotografi personale.

Pas hetimeve me metoda proaktive, ata u arrestuan dhe akuzohen për veprën penale të shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhinës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim. /tvklan.al