Mbeten vetëm pak orë nga ndalimi i punës së pjesës më të madhe të administratës amerikane, duke përjashtuar shërbimet më të domosdoshme.
Pasi rrëzoi buxhetin e përkohshëm konsensual mes republikanëve dhe demokratëve, Donald Trump-it iu hodh poshtë në Dhomën e Ulët, projekt-buxheti i propozuar prej tij. Plani i Trump-it parashikonte rritjen e kufirit të borxhit federal, për të lejuar qeverinë të marrë borxh para për të paguar faturat.
38 ligjvënës republikanë e kundërshtuan planin e Trump-it dhe thanë se ishin kundër thellimit të borxhit që ka arritur në kufijtë historikë prej mbi 36 trilion dollarësh. Ndërsa demokratët thanë se qëllimi i projektbuxhetit të Trump-it ishte ulja e taksave për të pasurit. Kreu republikan i Dhomës së Ulët, Mike Johnson duhet të bëjë një tjetër përpjekje në limitet kohore për gjetjen e konsensusit, deri në mesnatë.
Në të kundërt reshtin së funksionuari institucione si Administrata e Kontrollit të Barnave dhe Ushqimeve, Parqet Kombëtare, Mbrojtja e Mjedisit, etj.
Tv Klan