Nga samiti i Këshillit Europian në Bruksel ku ishte i ftuar, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski kërkoi që Uashingtoni dhe Brukseli të unifikojnë qëndrimet që të arrijnë një marrëveshje paqe në favor të Ukrainës.
“Uniteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe shteteve të Evropës është i nevojshëm. Na duhetky unitet për të arritur paqen dhe mendoj se vetëm së bashku Shtetet e Bashkuara dhe Evropa mund ta ndalin me të vërtetë Putinin dhe ta shpëtojnë Ukrainën.”
Presidenti ukrainas reagoi gjithashtu ashpër ndaj komenteve të Vladimir Putin për raketën e re Oreshnik.
“Sot, shoku nga Kremlini tha, ne do të godasim, për shembull, diku në Kiev, dhe le të vendosin mbrojtje ajrore kundër tij dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë. A mendoni se ai është një person i arsyeshëm?”
Zelenski përsëriti edhe qëndrimin e tij për misionet e paqes të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, duke lënë të kuptohet se ai e ka më shumë një fushatë marketingu.
Pjesëmarrja e Presidentit Zelensky në takimin e BE-së vjen pas bisedimeve që ai zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe udhëheqës të tjerë evropian, që synonin të siguronin ndihma të menjëhershme për Kievin dhe garanci afatgjata për sigurinë.
Teksa liderët evropianë këmbëngulin se po fokusohen në nevojat imediate të Ukrainës, disa zyrtarë kanë filluar të diskutojnë se si të garantojnë sigurinë e vendit pasi lufta të ndalet.
Klan News