Uashingtoni është optimist për fundin brenda 6-javësh të luftës në Rripin e Gazës, sipas planit të paraqitur nga presidenti amerikan Xho Bajden, javën e kaluar.

“Ky është një propozim izraelit. Kemi pritshmëri që nëse Hamasi e pranon propozimin siç ua kemi përcjellë ne, Izraeli do të thotë po.”

Plani i paqes parashikon ndër të tjera lirimin e rreth 100 pengjeve të mbetur në duart e Hamasit dhe grupeve të tjerë të armatosur në Rripin e Gazës, në këmbim të lirimit të një numri të burgosurish palestinezë nga Izraeli.

Parashikohet po ashtu tërheqja e plotë e ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës dhe nisja e menjëhershme e bisedimeve për rikthimin e plotë të paqes mes dy palëve.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ndodhet mes dy zjarresh. Në njërën anë janë protestat e dhunshme në rrugë dhe komuniteti ndërkombëtar që i kërkojnë të pranojë draftin që kthen pengjet në shtëpi dhe tërheq ushtrinë nga Gaza dhe në krahun tjetër janë ministrat e ekstremit të djathtë që ka në qeveri të cilët e kanë kërcënuar me dorëheqje nëse pranon t’i japë fund luftës pas shkatërruar Hamasin.

Tv Klan