Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh me urgjencë të dielën pas sulmit të drejtpërdrejtë të Iranit ndaj Izraelit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres bëri thirrje për çtensionim.
“Tani është koha për përmbajtje maksimale”, tha Guterres. “Populli i rajonit po përballet me rrezikun real të një konflikti shkatërrues në shkallë të gjerë,” tha ai.
Sekretari Guterres tha se OKB-ja dhe vendet anëtare kanë “përgjegjësi të përbashkët” për të angazhuar “të gjitha palët e interesuara për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm”.
Ai gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim në konfliktin Izrael-Gaza.
Klan News