Ashtu siç ishte paralajmëruar, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi sot edhe ndërtesën e fundit të ngritur pranë lumit Gjanicë në Fier.
Kjo është pjesë e fazës së parë të projektit për rehabilitimin e shtratit të lumit Gjanica.
Zona rreth godinës 5-katëshe u izolua me perimetër sigurie, për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Per prishjen e tij specialistët hapen rreth 400 vrima dhe përdoren 6 kg tritol.
Paralelisht me shembjen ka nisur edhe pastrimi i të gjithë territorit nga mbetjet inerte.
Tv Klan