Një shkollë është shembur papritur në Nigeri, ku si pasojë kanë humbur jetën 16 nxënës dhe kanë mbetur të lënduar dhjetëra të tjerë.
Agjencia kombëtare e emergjencave raporton se nxënësit e bllokuar po bënin thirrje për ndihmë nga nën rrënojat, teksa prindërit po kërkonin me dhimbje për fëmijët e tyre.
Shkaku i shembjes nuk dihet, por banorët thanë se ngjarja ndodhi pas tre ditësh shirash të dendur në Plateau.
Ka pasur disa shembje të mëdha ndërtesash në Nigeri vitet e fundit, teksa shkaku kryesor mendohet punimi jocilësor si dhe materiale të dobëta.
Në vitin 2021, të paktën 45 njerëz u vranë kur një ndërtesë e lartë e cila ishte në ndërtim u shemb në lagjen e të pasurve, Lagos./tvklan.al