Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë lënduar pasi është shembur streha e stacionit hekurudhor në Novi Sad të Serbisë.

Rreth 80 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit kanë ndihmuar personat e bllokuar në vendin e ngjarjes.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se kjo është një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.

Sipas mediave serbe streha që u shemb ishte ndërtuar në vitin 1964.

Për shkak të ngjarjes në Novi Sad, 2 Nëntori është shpallur ditë zie në Serbi, njoftoi Qeveria serbe. 

Klan News