Sipas një studimi të ri të kryer së fundmi rezulton se shenjat e të qenurit të prirur për diabet në një moshë të rritur, mund të shihen që në moshë shumë të re.

Studiuesit kombinuan informacionin gjenetik, e cila përfshin matjen e shumë molekulave të vogla në një mostër gjaku, për të provuar dhe identifikuar modele, që janë specifike për fazat e hershme të zhvillimit të diabetit tip 2.

Autori i studimit, Joshua Bell shpjegoi: Ne e dinim që diabeti nuk zhvillohet brenda natës. Ajo që ne nuk e dinim është se sa herët në jetë shenjat e para të aktivitetit të sëmundjes bëhen të dukshme dhe si duken këto shenja të hershme. Zbulimi i këtij fakti, nuk do të ishte i mundur pa studimet e kryera në vitet ’90. Diabeti është më i zakonshëm në moshën më të vjetër, por ne shohim shenja të sëmundjes shumë herët, zakonisht rreth 50 vjet para se të diagnostikohet. Duke ditur se si duken këto shenja të hershme, kjo na jep mundësinë për të ndërhyrë shumë më herët dhe për të ndaluar diabetin para se të bëhet i dëmshëm.

Studimi u krye në mesin e të rinjve, të cilët përgjithësisht ishin pa diabet të tipit 2 dhe sëmundje të tjera kronike, për të parë se sa herët në jetë, shenjat për t’u prekur nga diabeti në një moshë të rritur bëhen të dukshme.

Sipas ekspertëve, këto gjetje ndihmojnë në të kuptuarit se si shfaqet diabeti dhe cilat tipare mund të jenë të kapshme shumë më herët, për të parandaluar shfaqjen e sëmundjes dhe komplikimet e saj./tvklan.al