Lionel Messi dhe Inter Miami siguruan vendin në Kupën e Botës për Klube 2025 që do të mbahet vitin e ardhshëm. Klubi nga Florida do të jetë pritës në ndeshjen hapëse të turneut që këtë edicion do të luhet me 32 skuadra nga më të mirat në botë.

Argjentinasi shënoi një tregolësh në fitoren 6-2 të ekipit të tij ndaj New England Revolution për të përfunduar sezonin e rregullt të kampionatit amerikan me 74 pikë, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 73 pikësh të vendosura nga pikërisht New England në vitin 2021.

Në sfidën e së shtunës, Messi realizoi 3 gola të shpejtë në fund të takimit duke asgjesuar skuadrën kundërshtare në 11 minuta. Ishte një ndeshje me dy fytyra pasi pjesa e parë e saj përfundoi 2-2 teksa për Miami shënoi dy gola Luis Suarez. Ndërsa në të dytën Inter dominoi plotësisht. Suarez dha edhe 2 assist për Messin.

Miami tashmë do të kthejë vëmendjen në Playoff e MLS, ndërsa nga ana tjetër do të përpiqet të fitojë edhe kupën.

Tv Klan