Alen Sherri ndjehet mirë te Cagliari ku u transferua këtë verë. Portieri i cili aktualisht është grumbulluar me Kombëtaren në një intervistë për median e klubit italian tha se po mëson gjëra të reja te ky ekip.
“Këtu në Itali futbolli është më i shpejtë, lojtarët janë më të zhdërvjelltë. Kërkesat e trajnerit ndoshta janë të ndryshme nga ato që kam patur më parë, por mua më pëlqen të mësoj gjëra të reja. Me ndihmën e stafit dhe futbollistëve do të përpiqem të bëj më të mirën”.
Alen Sherri foli edhe për veten dhe hapat e parë në futboll.
“Për mënyrën e lojës më pëlqen Neuer. Pastaj kemi ngjashmëri në gjatësi. Babai e kam patur portier dhe e pati ëndërr që një nga djemtë të bëhej futbollist. Unë e nisa rastësisht. Shkova të ndiqja vëllanë në stërvitje dhe aty mungonte një portier dhe u përfshiva. Duke parë se si luaja më thanë pse nuk merresh me futbol”.
26-vjeçari është i lidhur me Cagliari për 3 sezone.
Tv Klan