Të ftuar:
Eva Ikonomi – Graphic Designer
Romina Radonshiqi – Ekonomiste
Chrysanthi Kalogeri – Astrologe
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
3 receta nga Znj. Vjollca
Supë me pulë dhe kërpudha
300 gr gjoks pule
1 qepë të vogël
400 gr kërpudha
1 lugë gjelle gjalp + 2 lugë gjelle vaj ulliri
0.5 gotë verë të bardhë
2 lugë gjelle të mesme miell
800 ml lëng pule ose 1 litër
100 ml krem pana
2 lugë gjelle parmixhano i grirë
Kripë + piper të zi
2 lugë gjelle koper ose majdanoz
Në një tenxhere të thellë ngrohim 2 lugë vaj dhe kaurdisim mishin e pulës në kubik të vegjël hollë. Me 1 qepë të grirë hollë, derisa mishi dhe qepa të zverdhen shtojmë kërpudhat në copa afërsisht sa mishi. Vazhdojmë kaurdisim derisa kërpudhat të mos kenë më lagështirë. Shtojmë 1 lugë gjelle gjalp + hudhrat e grira dhe vazhdojmë skuqjen në temperaturë të lartë. Shuajmë mishin dhe kërpudhat me verë të bardhë dhe lëmë alkolin të avullojë.
Shtojmë 2 lugë gjelle të mesme miell, e përziejmë mirë për 2 min e më pas shtojmë 800 ml / 1 litër lëng pule. I lëmë përbërësit të ziejnë në temperaturen mesatare për 20 min, kur shohim që mishi është gatuar shtojmë kripë + piper të zi + panen, djathin e grirë. I përziejmë sa të flluskojë pak dhe në fund shtojmë erzat, piper të zi, koper ose majdanoz dhe e sherbejmë të ngrohtë.
Makarona me rikota dhe pistakio
320 pene
1 kavanoz salcë me rikota dhe pistakio
Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për ta valuar. Shtojmë makaronat të ziejnë + kripë për 12 minuta. I kullojmë, i vendosim në tenxhere dhe menjëherë i përziejmë dhe në kohë rekord gjithçka është gati.
Omëletë me domate dhe djathë
10 domate qershi
Gjalp + vaj ulliri
4 kokrra vezë
2 qepë të njoma
4 lugë gjelle djathë të bardhë ( të thërrmuar )
2 lugë gjelle majdanoz
2 lugë gjelle djathë pice
Në një tigan shtojmë gjalpin + vaj, vendosim në të domatet të prera në gjysëm prerje nga poshtë. I lëmë të skuqen për 3 min, e më pas në një tas përziejmë vezët me pak kripë dhe piper të zi. Shtojmë 2 qepë të holla të grira hollë dhe djathin e bardhë i përziejmë mirë dhe shtojmë vezët mbi domate. I spërkasim me pak majdanoz, vendosim kapakun për 5 min të tjera gjithmonë me temperaturë mesatare. Derisa veza të mpikset plotësisht.
Sekreti për rroba të pastra, si t’i hiqni njollat që nuk i lan asnjë detergjent
Chrysanthi Kalogeri zbulon çfarë do të sjellë eklipsi diellor në shenjën e Peshores
Parashikimi i yjeve për muajin tetor sipas Chrysanthi Kalogerit
Eklipsi në shenjën e Peshores mund të sjellë risi në fushën e marrëdhënieve dhe priten të jenë të mira. Sipas parashikimit të Chrysanthi Kalogerit, astrologes së “Shije Shtëpie” në Tv Klan, gjithçka mund të ndodhë dhe të papriturat s’do të mungojnë.
Gjithsesi, energjia e yjeve nuk është domosdoshmërisht në të kundërt pasi tetori do të jetë muaji i fundit i vështirë për këtë vit. Kjo do të rezultojë në marrëdhënie më të shëndetshme, me baza më të forta dhe shkëputjen e atyre që s’do t’i rezistojnë periudhës. Lajme të mira priten edhe në sferën financiare ku me pak kujdes, mund të shmangen humbjet dhe të përfitohen të ardhura.
Chrysanthi Kalogeri: Kjo javë ka eklipsin që do të zhvillohet më 2 tetor dhe rezultatet duken brenda 6-mujorit që do të vijojë, deri në mars. Duhet të jemi të përqendruar në marrëdhënie e bashkëpunime, të ruajmë ato që na interesojnë. Nëse duam të kërkojmë diçka, duhet ta bëjmë me diplomaci e takt. Gjatë teetorit, do të ketë ndryshime në aleanca dhe ngjaje në nivel botëror për interesa territoriale. Tetori do të jetë muaj pak i vështirë, po i fundit që do të jetë kështu për 2024. Eklipsi i datës 2 tetor dhe ato që do të përjetojmë në vijim, ndoshta do t’i përjetojmë edhe në fund të marsit. Periudhën nga 18 shtatori deri në mes të tetorit do ta shohim të përsëritet nga 14 marsi deri në fillim të prillit.
Problemet që do të shohim tani, do të na duhet t’i rishikojmë brenda dimrit, të kemi rikthimin e ngjarjeve. Edhe sfera financiare që lidhet me pronën, trashëgiminë në lidhje me bashkëpunimet që kemi është e rëndësishme. Datat 4 dhe 5 tetor janë shumë të mira për të forcuar marrëdhëniet, bashkëpunimet dhe të gjejmë një burim financiar që do të ketë jetëgjatësi. Datat 8-10 tetor do të jenë erotike, me fitime dhe do të shprehim talentin e potencialin. Nga data 4-9 tetor është periudhë shumë e mirë për financat, përfitimet ekonomike dhe marrëdhëniet personale. Mund të rregullojmë një marrëdhënie të prishur, të afrohemi me partnerin por edhe të takojmë njerëz të rinj për të krijuar një lidhje me perspektivë. Eklipsi i datës 2 do të ketë edhe ndarje, fillim bashkëjetese, njerëz të rinj që do të përcaktojnë marrëdhëniet tona.
Dashi – Jeni nga më të ndikuarit e periudhës, sidomos me eklipsin e 2 tetorit. Duhet të jeni të fokusuar në marrëdhënie e bashkëpunime ku do të keni shanse dhe ndryshime që s’janë në dorën tuaj, do të vijnë nga momenti që i pranoni dhe mendoni për hapin tuaj të mëtejshëm. Jini më të kudjesshëm në problemet që mund të lindin në familje, mund të bëni një rinovim të ambientit ku jetoni dhe evitoni konfliktet me familjarët. Jini të kudjesshëm ndaj aksidenteve të vogla, sidomos nëse bëni punë në ambiente të mbyllura. Problemet me pronën mund t’i zgjidhni me takt e diplomaci. Deri më 9 tetor keni shanse për të gjetur burime ekonomike dhe të ardhura që duhen për të realizuar ndryshimet dhe planet në lidhje me familjen, pronën dhe mund të rregulloni një marrëdhënie, të zgjidhni një çështje nga e kaluara.
Demi – Është momenti të fokusoheni te përditshmëria, të përvishni mëngët dhe të nxirrni potencialin sepse veprimet dhe lëvizjet në punë e përditshmëri do të përcaktojnë 6-mujorin e ardhshëm. Deri në 9 tetor do të gjeni mbështetje nga një njeri i rëndësishëm, të merrni këshilla ose të gjeni mbështetje në rrjetin social e shqoëror dhe te keni shanse në jetën personale, të krijoni një lidhje serioze dhe marrëdhënie me perspektivë. Fokusohuni në sferën financiare ku do të keni tendencë për shpenzime.
Binjakët – Edhe pse periudha konsiderohet e vështirë, jeni në një fazë të jetës me sfida e pengesa, përgjegjësi më të madhe në sferën profesionale, jetën sociale, apo ndaj prindërve, ky muaj do të funksionojë shumë pozitivisht për jetën personale, erotike, në zgjedhjet për fëmijët, një projekt apo një iniciativë. Është një moment për të shfaqur talentet, sidomos atë të komunikimit që mund të bëhet më i zgjuar e diplomat dhe do të keni arritje shumë të mira në jetën personale, erotike por edhe në jetën profesionale. Deri në datën 10 do të keni një përfitim ekonomik nga puna juaj dhe do të shpërbleheni nga eprorët.
Gaforrja – Jeni nga më të ndikuarit e eklipsit pasi do të keni ndryshime në akset kryesore të jetës, por fillon një cikël i ri në familje, në shtëpi mund të përfitoni nga një shfrytëzim prone, të zgjidhni çështje që kanë të bëjnë me trashëgimi, të hyni në një shtëpi të re. Duhet të keni parasysh se stresi që ju vendos në lëvizje, ju krijon një nervozizëm të brendshëm dhe mund të keni ankesa të mëdha, të prishni marrëdhëniet dhe klimën. Do të keni ndryshime nga faktorët e jashtëm, por edhe me sjelljen tuaj mund t’i provokoni. Më shumë vepra, diplomaci dhe qetësi. Punët bëhen edhe pa vrapuar. Është periudhë shumë e mirë deri në datën 9 që të afroheni me të dashurit, të zgjidhni probleme që lidhen me jashtë shtetit, letra, çështje ligjore, një plan financiar dhe mund të veproni. Do të keni gëzime nga fëmijët, dhurata dhe do të vini bazat e së ardhmes.
Luani – Është momenti të veproni, jeni aktivë, të lëvizni dhe të promovoni planet, synimet, punën, talentet por duhet të lini mënjanë disa metoda që i keni përdorur më parë dhe s’kanë dhënë rezultatin e duhur. Do të keni takime me persona të rëndësishëm ose tjetërsuese, njerëz që hyjnë rastësisht në rrugën tuaj dhe do ju japin ide për të nxjerrë më në pah potencialin. Nuk është momenti të merreni me fjalë të tepërta që krijojnë prapaskena, por të tregoni me vepra ç’mund të arrini. Mund të gjeni mbështetje nga njerëzit e familjes ose të rregulloni gjëra aty e në shtëpi.
Virgjëresha – Nëse do të dini të nxirrni në pah talentet tuaja të komunikimit, sfidat e muajit do t’i kaloni shumë lehtë. Është momenti të fokusoheni në sferën financiare dhe iniciativat që doni të merrni, bëjini me laps e letër dhe sa më të organizuar. Disa nga inicaitivat që do të merrni tani do të sjellin ndryshime në sferën financiare që do t’i përjetoni për një kohë të gjatë. Deri më 9 tetor është një periudhë për të gjetur një mbështetje lidhur me planet për të ardhmen, synimet financiare, punë kolektive por edhe një periudhë për të gjetur dashurinë, krijuar një lidhje me perspektivë që do ta gjeni përmes rrjetit social dhe lëvizjeve të përditshme.
Peshorja – Jeni protagonistët e periudhës dhe të eklipsit. Eklipsi në shenjën tuaj ju fokuson te vetja, ta rinovoni brenda e jashtë duke lënë mënjanë pasigurinë, motivet e së kaluarës dhe duke nxjerrë në pah talentet tuaja. Eklipsi sjell zhvillime në marrëdhënie e bashkëpunime dhe do të keni ndryshime në akset kryesore të jetës. Mund të kaloni një ndarje, të filloni një bashkëjetesë ose të vini një marrëdhënie ekzistuese në baza të tjera. Mund të keni ndryshime në punë dhe jini të kujdesshëm në marrëdhënie me eprorët, prindërit dhe njerëzit më lart se ju. Përmes një beteje që keni dhënë në sferën profesionale dhe një organizimi më të mirë në jetën e përditshme, edhe pse keni ankth do të keni rritje në sferën financiare dhe mbështetje nga njerëz që ju ofrojnë ndihmë.
Akrepi – Është një periudhë pozitive sepse nga data 4-10 do të keni mundësi për jetën personale, emocionale, mund të afroheni me partnerin, të zgjidhni një problem lidhur me fëmijët, një investim, çështje që lidhen me jashtë shtetit, ligjin ose një udhëtim. Eklipsi ju fton të veproni më në intimitet, t’i jepni kohë jetës personale dhe intime, planet të mos mësohen nga të tjerët, të bëni takime më diskrete për të zgjidhur problemet dhe të gjeni kohë për t’u çlodhur dhe kujdesur për shëndetin. Evitoni prapaskenat dhe gjërat që mund t’ju ekspozojnë.
Shigjetari – Ky eklips fokusohet te planet, qëllimet dhe synimet tuaja, por edhe në jetën sociale. Rishikoni planet tuaja duke lënë mënjanë pasigurinë tuaj dhe nxirrni një talent ose aftësi që t’i vini objektivat tuaja në një organizim më të mirë. Do të jeni të detyruar për ta bërë dhe kjo do të funksionojë shumë pozitivisht për ju. Eklipsi është shumë erotik dhe pozitiv për jetën personale. Mund të gjeni gjysmën tuaj, njeriun e zemrës përmes rrjetit shoqëror dhe do të shihni se ai njeri do të mbështesë edhe synimet, të ardhmen tuaj. Nga data 4-9 do të keni mbështetje në planet tuaja që do t’ju çlirojë nga një barrë familjaree ose nga një çështje personale. Nëse marrëdhënia ëshë tronditur, mund ta rregulloni dhe ta vendosni në baza më të forta.
Bricjapi – Jeni nga shenjat më të ndikuara të eklipsit, që do të sjellë ndryshime në akset kryesore të jetës tuaj. Është momenti të fokusoheni në karrierë, jetën sociale dhe do të keni ndryshime aty, ndoshta vendbanimi. Jini të kujdesshëm në bashkëpunimet e çdo lloji dhe mbroni ato për të cilat jeni i interesuar. Do të keni një sukses në jetën shoqërore, mund të implikoheni në politikë. Është momenti të promovoni punën tuaj dhe të jeni aktivë në jetën shoqërore ku do të gjeni mbështetjen e duhur.
Ujori – Tetori do të jetë shumë kërkues, por do të funksionojë shumë pozitivisht. Fati është me ju dhe tetori, por edhe eklipsi i datës 2 hap horizonte të reja. Mund të bëni plane për të ardhmen, për studime, një udhëtim që e keni ëndërruar dhe kur ta realizoni do shihni se është një deja vu. Jini të kujdeesshëm për të përshtatur planet dhe rishikimin e objektivave që mos të kundërshtojnë përditshmërinë për të evituar çështjet ligjore. Këto të fundit trajtojini me qetësi. Datat 4-9 tetor sjellin përfitime nga puna, sukses përmes organizimit më të mirë edhe pse do të keni ankth e stres por edhe lajme të mira në sferën financiare.
Peshqit – Kjo periudhë dhe dy vitet në vijim janë shumë të rëndësishme. Kryesorja është të jeni të disiplinuar dhe afër realitetit. Kapni shanset që paraqiten këtë vit dhe nga maji 2025 e deri në 2026. Keni dy vite vendimtare përpara për të ardhmen tuaj. Eklipsi është shumë i rëndësishëm që të organizoni mirë sferën financiare, detyrimet ndaj të tjerëve duke sjellë edhe përfitime në xhepin tuaj. Vendimet që do të merrni do të përcaktojnë periudhën e mëtejshme financiare. Nga data 4-9 tetor është një periudhë shumë pozitive për jetën personale, dashurinë, iniciativë krijuese për të vendosur bazat në marrëddhëniet tuaja, për t’i përforcuar, për të bërë një udhëtim me të dashurit tuaj dhe të takoni njerëz me të cilët do të krijoni një lidhje serioze dhe do të jenë mbështetje për ju.