Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi njoftoi se do të padisë në SPAK Zv.kryeministren dhe njëherësh Ministren për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku.

Sipas tij, numri dy i qeverisë është përgjegjëse për lejimin e një skeme korruptive nga Korporata Elektoenergjitike Shqiptare, e cila sipas tij ka shitur dhe blerë energji jashtë bursës duke i shkaktuar shtetit një dëm në vlerën 180 milionë Euro.

Gazment Bardhi: Pa miratimin e Belinda Ballukut, skema korruptive e shit-blerjes së ernergjisë jashtë burse dhe abuzimi me miliona Euro do të ishte i pamundur.

KESH, sipas Bardhit ka falsifikuar edhe raportimet në ERE per të fshehur manipulimet.

Gazment Bardhi: KESH ka falsifikuar të dhënat e dorëzuar tek Enit Rregullator i Energjisë për të fshehur tregtinë e paligjshme që ka bërë me energjinë, e cila shitet me çmime të ndryshme për fasha të ndryshme orari.

Bardhi kërkoi nga SPAK që të kryejë një hetim të plotë për këtë çështje.

Tv Klan