Johan Laporta mori vendimin për shkarkimin e Xavi Hernandez pas një deklarate të trajnerit që ishte realiste, por ulte vlerat e klubit. Ajo që mbetet për t’u përcaktuar, është shuma e pagesës së largimit.

Në teori, klubi katalanas duhet të paguajë 15 milionë euro për ndërprerje të njëanëshme të kontratës, për trajnerin dhe stafin e tij. Kontrata ishte e vlefshme edhe për një vit. Sipas shtypit spanjoll, gjysma e kësaj shume duhet të shkojë për Xavi, por drejtuesit shpresojnë që ish-lojtari emblematik të heqë dorë nga 7.5 milione euro në respekt të lidhjes së tij të fortë me klubin.

Barcelona duhet të respektojë rregullat e “fair play financiar” të imponuara nga La Liga. Dispozita rregullon në veçanti pagën e trajnerit. Ironik është fakti që deklaratat e Xavi-t, në lidhje me situatën financiare të klubit, janë pikërisht shkaku i largimit të tij.

Xavi do të luajë ndeshjen e fundit me Sevilla këtë të dielë. Nën drejtimin e tij, Barcelona fitoi dy trofe, kampionatin dhe superkupën e Spanjës në tre vjet e gjysmë.

Tv Klan