Lajme Arkiva 2003

Këshilli i Prokurorëve ka vendosur për shkarkimin e prokurorit të Fierit dhe uljen ne detyrë të dy prokurorëve të tjerë si masë për lirimin Aleksandër Kuqos, i dënuar dhe shpallur në kërkim në Itali.

Personi u arrestua nga policia shqiptare pasi drejtësia italiane kishte dënuar me burgim të përjetshëm për vepra penale vrasje, trafikim qeniesh dhe armëmbajtje pa leje, por pas arrestimit Gjykata e Rrethit të Fierit vendosi lirimin e tij pasi në seancë i dënuari paraqiti një raport mjekësor ku thuhej se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Në mbledhjen e shqyrtimit të prokurorëve është shqyrtuar trajtimi i çështjes nga prokurorët përkatës dhe pasi janë vënë re shkelje të akuzës është propozuar masa e shkarkimit për kryeprokurorin e Fierit Ilirian Muho.

Ndërsa prokurori i Beratit Albano Leka dhe ai i Fierit Aleksandër Tanku është vendosur të ulen në detyrë. Këto propozime do ti përcillen presidentit të vendit për të marrë vendimin përfundimtar. Mbledhja më e afërt e Këshillit të Drejtësisë pritet të shkarkoj në lidhje me gjykimin edhe të gjyqtarëve të çështjes të cilët vendosën lirimin e Kuqos tashmë i shpallur sërish në kërkim./tvklan.al