Përmbytjet katastrofike në Europën Qendrore të shkaktuar në mesin e këtij muaji nga stuhia Boris janë një imazh i qartë i asaj se si mund të jetë moti në vitet e ardhshme, nëse ngrohja globale nuk ndalet.
Paralajmërimi vjen nga një grup shkencëtarësh të organizatës Eorld Weather Atribution, e financuar nga disa universitete në Britaninë e Madhe, Francë e Holandë për të kryer studime mbi ndryshimet klimatike.
Sipas kësaj organizate, 4 ditët e stuhisë Boris ishin periudha me më tepër shi e regjistruar ndonjëherë në vendet e Europës Qendrore.
Shkencëtarë thonë se në kushtet aktuale klimatike kur mesatarja e temperaturave globale është rritur me 1.3 gradë Celsius, një fenomen i tillë i motit ndodh një herë në 100 vite.
Por nëse kjo mesatare rritet në 2 gradë më shumë se periudha paraindustriale, këto fenomene do të jenë 50% më të shpeshta.
Përmbytjet nga stuhia Boris i morën jetën 25 personave në Rumani, Hungari, Austri, Çeki, Poloni e Itali.
Tv Klan