Java e gjashtë në Maqedoninë e Veriut, prodhoi “lumë” golash të shënuar.

Bie në sy fitorja me goleadë nga Shkëndija me rezultatin 5-1 ndaj Voska Sport. Triumf i rëndësishëm për tetovarët që mbajnë vendin e parë në renditje me 14 pikë.

Në derbin e shqiptarëve, Shkupi mposhti pastër Strugën me rezultatin 3-0. Lojtari i ndeshjes ishte padyshim Tamba, që shënoi tripletë golash, për t’i dhënë fitoren bardhebluve.

Kjo fitore, e ngjit Shkupin në vendin e gjashtë me 8 pikë. Struga mban vendin e katërt me 10 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Vardari fitoi minimalisht ndaj Tikves, ndërsa Gostivari mundi 2-1 skuadrën e Sileks. Rabotnicki barazoi 1-1 ndaj Brera Strumica, ndërsa Besa 1976 humbi 3-2 ndaj Pelister. /tvklan.al