Ballkani fiton përballjen e Conference League
Shkëndija arriti një barazim me vlerë në fushën e AIK të Stokholmit. Sfida e parë e turit të tretë të Conference League u mbyll me rezultatin 1 – 1, duke dhënë shpresë për të kaluar në fazën play off.
Kjo mbështet edhe te rastet e krijuara nga ekipi nga Tetova, që ishin më shumë se skuadra vendase. Shkëndija shënoi e para me Hasanin pas vetëm 26 sekondash lojë. Sulmuesi shfrytëzoi një pasim të gabuar të suedezëve. AIK barazoi në minutën e 17’, duke shtyrë gjithçka për ndeshjen e kthimit. Ballkani fitoi 3 – 2 me Klaksvik të Ishujve Faroe po të enjten.
]Ndeshja e Conference League nisi mirë për kampionin e Kosovës, duke marrë avantazhin 3 – 0 falë golave të Gripshit, Korenicës dhe Rrahmanit.
Në pjesën e dytë Ballkani lejoi më shumë duke pësuar 2 gola. Shkupi u mund me rezultatin 3 – 1 në fushën e Shamrock Rovers në turin e tretë të Europa League.
Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut edhe pse zhvilloi një lojë të barabartë me kundërshtarin realizoi vetëm 1 gol.
Tv Klan