Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një event me djemtë e vajzat të cilët janë pjesë e rrjetit të vullnetarëve të saj. Një mënyrë kjo për t’i falenderuar në ndihmën e dhënë për realizimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter Kombëtar e ndërkombëtar ku janë angazhuar mbi 100 persona.

“Nëpërmjet pranimit të ftesës nga ana juaj ne jemi bërë institucioni i parë në Shqipëri që kemi një grup vullnetarësh të organizuar. E kemi filluar me finalen e Conference League, me vullnetarë nga e gjithë Shqipëria dhe ka pasur edhe nga bota. Sot kemi një grup të konsoliduar që kontribuojnë në organizimet që bën FSHF”, njoftoi Duka.

Koncepti i vullnetarëve në aktivitete sportive është një praktikë e njohur në vende të ndryshme dhe prej disa vitesh këtë rol është bërë pjesë edhe e organizimeve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Tv Klan